- Partia Demokratike shkon e përçarë në zgjedhjet vendore të 14 majit
Partia Demokratike do të shkojë e përçarë në zgjedhjet e ardhshme vendore që do të zhvillohen më 14 maj të vitit të ardhshëm.
Edhe pse prej disa kohësh filluan bisedimet mes dy palëve për të dalë me kandidat të përbashkët, negociatat dështuan.
Përmes një njoftimi, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka deklaruar se pala tjetër ka vendosur si kusht gjatë bisedimeve, që të njihet “Statuti i 11 Dhjetorit”, çka sipas tyre, ka minuar bisedimet për të gjetur zgjidhje për zgjedhjet.
- Këlliçi: Nëse zgjidhem kryebashkiak, do dërgoj Veliajn në SPAK për inceneratorin
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi deklaroi se nëse zgjidhet kryebashkiak i Tiranës, do dërgojë në SPAK dosjen për inceneratorin në kryeqytet, që sipas tij është aferë korruptive dhe ka përgjegjës Erion Veliajn.
Në një intervistë për Euronews Albania, Këlliçi nënvizoi se do të bëjë transparencë dhe shtoi se do të kërkojë rihapjen e çështjes së Ardit Gjoklajt.
Lexoni për më shumë: Këlliçi: Nëse zgjidhem kryebashkiak, do dërgoj Veliajn në SPAK për inceneratorin
- Tronditet Kosova, kërcënon Beogradi| Pse u vendos ushtria në Mitrovicë?
Gazetari i Euronews Albania, Kosovë Gjoci raportoi nga ura e Mitrovicës, që ndan qytetin në dy pjesë, atë jugore dhe veriore.
Ai tha se që prej mëngjesit e deri në orët e drekës, situata është paraqitur e qetë.
Në pikën kufitare në Brnjak, siç raportoi dhe Gjoci, që nga ora 12 e natës kanë nisur të lëshohen fletë-qortime për të gjithë qytetarët që kanë makina me targa ilegale. Deri tani nuk ka asnjë shifër zyrtare.
- Konfiskohet pasuri 1 milion euro në Durrës
Pasuria në pronësi të shtetasit Pëllumb Tuda, prej 1 milion eurosh është konfiskuar nga Prokuroria e Durrësit.
Sipas prokurorisë, hoteli në emër të të dyshuarit nuk i përshtatet dukshëm nivelit të të ardhurave dhe nuk i përgjigjen ndonjë aktiviteti të ligjshëm të deklaruar apo të konfirmuar.
- Kovaçi: 10 pedagogë në grevë urie nëse s’marrim përgjigje pozitive nga qeveria
Disa pedagogë kanë vijuar edhe ditën e sotme protestën tek Korpusi Universitar, për zbatimin e kërkesave të tyre.
Kreu i sindikatës së pedogogëve tha se nëse deri ditën e nesërme nuk kanë një përgjigje pozitive deri në orën 16:00, do të dalin në grevë urie.
Ai tha si shenjë se në grevën e cila do të mbahet në ambientet e brendshme të universitetit do të dalin 10 pedagogë.
Lexoni për më shumë: Kovaçi: 10 pedagogë në grevë urie nëse s’marrim përgjigje pozitive nga qeveria