“Ngecëm në Tiranë”, tur se çfarë mund të shijojmë këtë fundjavë në kryeqytet
Për të gjithë ata që kanë angazhime dhe nuk lëvizin dot në destinacione të tjera, kryeqyteti ofron disa aktivitete të këndshme kulturore për t’i ndjekur gjatë këtyre ditëve.
Një ndalesë të vogël e bëmë pikërisht në Galerinë “Fab”, aty ku prezantohen punimet e artistit Shpëtim Kërcova, që janë në fakt një seri ciklesh me titullin “Dogs, Sëimmers and Paniters among the foliage” që përmbajnë për secilin emërtim piktura në vaj të realizuara gjatë një harku kohor prej një dekade.
Por kjo nuk është e vetmja ndalesë e artit pamorë, fatmirsisht pandemia nuk e ka prekur ekspozimin, e këtë fundjavë këtë fundjavë mund të kaloni në këto hapësira arti për të marrë një shije të historisë, urbanizmit dhe aktualitetit që po jetojmë.
Më në fund teatri do të ketë publikun pranë, dhe pikërisht në amfiteatrin e Akademisë së Arteve do të ekzekutohen dy vepra, “Aladini” nga teatri shëtitës “Çajupi” dhe “Këngëtarja Tullace” nga Tetari Metropol për t’i rikthyer publikut shijen e munguar të skenës.
Biodiveristeti është tematika që sjell fotoreprotreja Braziliane e cila për vite ka udhëtuar në cepat më të largëta në botë, për të treguar dhe dëshmuar perosonazhe të rastësishëm, dhe si ka ndikuar globalizmi në natyrë.
Dëshmitë e regjistruara nga objektivi i kameras së saj do të prezantohen tek instalacioni “Reja”.
Tradita “Festivali i Resë” do të rikthehet edhe pse u anulua vitin e kaluar, këtë radhë ka marrë dritën jeshile.
Përpos këtyre ndalesave interesante, Kryeqyteti gjithmonë ofron edhe të tjera pika tërheqëse historike siç janë muzetë, që do ti zbulojmë në vazhdim.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona