Ngordhin 300 mijë mace në Qipro, të tjerat mjekohen me pilula anti-COVID për njerëz

10 Gusht 2023 | 16:39

Maceve në Qipro po u jepet ilaç anti-COVID që përdoret për njerëzit në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e një mutacioni të virusit të maces që ka lënë mijëra kafshë të ngordhura në ishull.

Macet filluan të marrin ilaçin të martën, që rastësisht ishte Dita Ndërkombëtare e Maceve.

Christodoulos Pipis, drejtor i shërbimeve veterinare të qeverisë, tha se kanë bërë stokun e 500 kutive me ilaçe.

“Ky është grupi i parë prej 2000 pakosh që do të vihet në dispozicion. Secila përmban 40 kapsula, pra po flasim për gjithsej 80.000 pilula,” – u shpreh Pipis.

Infeksioni, i cili nuk mund të transmetohet te njerëzit, është përhapur në mesin e maceve të ishullit që nga janari.

Nuk ka lidhje me COVID-19, por mund të trajtohet me një mjekim të quajtur Lagevrio, i cili përdoret për të trajtuar koronavirusin tek njerëzit.

Dinos Ayiomamitis, kreu i Cats PAWS Cyprus, tha se shpërthimi do të kishte pasoja “katastrofike” nëse do të arrinte në MB.

Ayiomamitis dhe aktivistë të tjerë të kafshëve theksuan se virusi ka vrarë rreth 300 mijë mace në ishull.

FIP ekziston që nga viti 1963 dhe përhapet përmes kontaktit me feçet e maces. Nëse nuk trajtohet, mund të jetë fatale për kafshët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s

Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s, tha sot kryeministrja italiane Giorgia Meloni pas bisedës me kolegët e saj francezë, gjermanë, britanikë dhe...
22:38 | 24/06/2026

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026