Ngrihet Instituti i Fizikës në Akademinë e Shkencave, synon mbështetjen e talenteve të reja

17 Qershor 2021 | 22:46

Është themeluar në Akademinë e Shkencave Instituti Kombëtar i Fizikës, i pari në Shqipëri që do të bashkojë në një platformë fizikantë shqiptarë që punojnë në qendrat shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Në këtë mbledhje, anëtarët e Bordit të ngritur që do të drejtojnë punët e para të këtij instituti të ri, kanë shpalosur objektivat.

“Me kalimin e viteve, me mbështetjen financiare, copa virtuale e këtij institutI mund të kthehen edhe në copa fizike, njëra prej atyre copave mund të jetë Observatori i Astronomisë dhe të vihet në funksion të institutit”, tha Rexhep Mejdani, kryetari bordi.

Drejtuesja Ekzekutive e Institutit të spapo themeluar do të jetë akdemikja Mimoza Hafizi, që këtë nismë e shikon tejet pozitive për këto arsye.

“Brenda Shqipërisë, me fokus të veçantë të rinjtë, ne vijimë nga një histori e shkëlqyer e shkencës, por në epikën aktuale situata ka degraduar në mënyrë katastrofike. Numri i studentëve ka rënë ndjeshëm, dhe ne rrezikojmë që edhe degët aktuale nuk e dimë se dhe për sa kohë mund të ekzistojnë”, tha znj. Hafizi.

Instituti i Fizikës do të jetë i përfshirë në një rrjet ndërkombëtarë, për të shkëmbyer eksperiencat mes fizkinatëve të huaj, e që ssyonon të investojë tek fizkinatët e rinj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026