Ngrohja me dru në Fier, banorët e fshatrave ankohen për çmimin
Sigurimi i druve për ngrohje është një problematikë që shoqëron ditët e ftohta të dimrit në mjaft zona të vendit. Edhe në Fier banorët hasin vështirësi për të përballuar të ftohtin veçanërisht në fshatra ku nevoja për lëndë drusore është më e lartë.
“Nevoja për dru zjarri ka bërë që mjaft banorë të zonave kodrinore në Fier të përdorin dru ulliri për ngrohje pasi është e pamundur që këto dru të sigurohen nga sipërfaqe pyjore.”
Kjo pasi prerja e druve në pyll nuk lejohet dhe po ashtu në disa zona sipërfaqet pyjore janë të pakta.
“Në fshatin tonë me dru ngrohemi se me korent nuk ja dalim dot. Sidomos ne pensionistet nuk kemi të ardhura të mirë fëmijët të larguar. Nga natyra i bëjmë vetë drutë”,-tha banori
“Mosha jonë po nuk pate dru hap batanijen shih televizorin. Me 80 a 90 janë drutë. Vetëm nga ullinjtë i krasitim.”
“Ne i presim vetë nga ullinjtë tanë në pronën tonë. Po ta blesh kushton 90 mijë lata. Me një rroge bazë 400 mijë në muaj ca do bëj unë të mbaj fëmijët. I sigurojmë më të keq me forcat tona”,-tha banori.
“Ne kemi pemë ullinjtë janë shekullore po degradojmë do i presim se ne pyll nuk presim dot dru se nuk na le shteti na dënon. Qe të jem në fshat e të shkoj të blej dru është turp. Qytetit le ti çojë po për një gomar dru te dënohem është turp.”
Ne kushtet kur një late dru shkon nga 6 deri 9 mijë lekë plotësimi i burimeve për ngrohje sjell vështirësi ekonomike, ndërkohë që alternativat e tjera si gazi apo korrenti nuk shihen të preferuara për ngrohjen e shtëpive private.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta