Nis ceremonia e ndezjes së flakës për Olimpiadën e Parisit në Greqi

16 Prill 2024 | 11:17

Duhen thuajse 100 ditë deri në fillimin e Lojërave Olimpike në Paris 2024 dhe flaka olimpike është gati të ndizet.

Ceremonia, e cila u provua të hënën, po zhvillohet në Olimpin e lashtë të Greqisë, ku u mbajtën Lojërat e para Olimpike në 776 para Krishtit.

Ajo kryesohet nga presidentja greke Katerina Sakellaropoulou dhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach.

Në ceremoni do këndohen himne dhe do valëviten flamujt kombëtarë grekë dhe francezë, ndërsa pishtari me flakën olimpike do i dorëzohet medalistit të artë në kanotazh në Lojërat Olimpike Tokio 2020, Stefanos Douskos.

Pishtari fillimisht do të udhëtojë 3000 milje nëpër Greqi, përpara se të kalojë Mesdheun për në Francë në maj me anijen me tre shtylla Belem.

Më pas do të udhëtojë nëpër Francë dhe territoret e saj jashtë shtetit përpara se të mbërrijë në Paris për fillimin e lojërave në korrik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti Europian mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën është kyç për integrimin

Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që të ndërmarrë hapa konkretë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, duke e cilësuar këtë proces si një...
18:07 | 12/07/2026

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e kundërshtoi vendimin e një gjykate në Slloveni ndaj kreut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, përmes së cilit ai...
16:33 | 11/07/2026