Nis festivali i Salzburgut, për ata që duan operën dhe muzikën e bukur
Festivali i Salzburgut është një festivalet më të mëdha të muzikës që zhvillohet në Europë.
Ai organizohet në Austri, në vendlindjen e Mozart, dhe është një nga eventet më të bukura për ata që duan muzikën e bukur dhe operën.
Këtë vit, festivali mori një kthesë politike për shkak të luftës së Ukrainë. Në hapjen e tij ishte i pranishëm edhe presidenti i Austrisë, ndërsa kryetarja e festivalit Kristina Hammer e vuri theksin tek rëndësia e artit dhe kulturës.
“Na duhet arti, arti nuk është vetëm argëtim, ai na drejton tek debati, na vë në lëvizje. Arti na mëson tolerancën, na hap sytë kundrejt të tjerëve”, u shpreh Hammer.
Presidenti federal Alexander Van der Bellen mbajti një fjalim me një mesazh të qartë politik.
“Ne duhet të fitojmë pavarësi në furnizimin me energji sa më shpejt të jetë e mundur së bashku me partnerët tanë evropianë dhe ndërkombëtarë. Nuk duhet të lejojmë që fuqia jonë ekonomike të dëmtohet. Dhe ne nuk duhet të lejojmë që qytetarët tanë të ngrijnë në dimër”, theksoi presidenti.
Përtej luftës arti ka fuqinë të përçojë paqe dhe shpresë. Drejtori artistik i festivalit Markus Hinterhäuser këtë vit ka zgjedhur si pikë reference Komedinë Hyjnore të Dante Aligierit.
Festivali do të vijojë deri më 31 gusht dhe më shumë se 225 mijë bileta janë shitur.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 18:50 43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
- 18:40 Irani akuzon SHBA-në për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm