Nis greva e avokatëve, kundërshtohet vendimi i KLGJ-së
Sot ka nisur greva e avokatëve për 4 ditë, siç është lajmëruar dhe më herët.
Sipas Arben Lenës, kryetarit të dhomës së avokatisë në Korçë kjo masë është marrë për të kundërshtuar vendimin e KLGJ-së.
“Ky vendim bie ndesh me aksesin në drejtuesi për gjithë popullsinë. Theksojmë vendosmërinë e avokatëve të Korçës. Nëse s’ka reflektim deri të premten komiteti drejtues do dalë me vendim tjetër. Të gjithë avokatët janë në unison me njëri tjetrin,” – u shpreh Lena.
Kryetari i Dhomës së Avokatisë Maksim Haxhia deklaroi se për 4 ditë me radhë, duke nisur nga e marta, avokatët do të bojkotojnë në rang vendi çdo seancë gjyqësore me përjashtim të atyre të masave të sigurisë.
13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin.
Ky ishte përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta