Nis mbledhja me kryebashkiakët, Rama lajmëron ngritjen e një task force për mbetjet
Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka mbledhur kryebashkiakët e vendit në Golem. Rama u shpreh u shpreh se viti 2026 nisi me kushte të vështira atmosferike të cilat sollën përmbytje në disa zona në vend.
Rama paralajmëroi krijimin e një task force mes qeverisë dhe pushtetit vendor me disa përfaqësues kyç të qeverisë për të konceptuar një plan me tre faza. Sipas tij kjo task forcë do të nisë që nga sensibilizimi te veprimi në shumë dimensione.
“Në këto kushte sigurisht nuk ka shumë për të bërë në aspektin për përballimin e intensitetit të reshjeve. Patjetër ka elemetet të kësaj situatë që lidhen me njeriun dhe pamë sesi kjo situata u ndërlikua ndër të tjera edhe nga papërgjegjshmëria rrëqethëse e shumëkujt ndër ne, që si qytetar i kësaj Republike apo si vizitor, se nuk janë turistet qe hedhim mbeturinat e konsumit të përditshëm në rrugë.
E konsiderojnë si landfill dhe hedhin shishet, qeset plastike dhe kjo sasi shumë e madhe qe hidhen në rrugë, këtu hyn edhe mungesa e menaxhimit të mbetjeve në territoret rurale, mblidhet dhe falë erës dhe ujërave të ngritur nga këto situate të reshjeve intensive vjen dhe bllokon pika kyçe të rrjetit të kullimit.
Siç ndodhi në Shkozet, Gjirokastër edhe në disa pika të tjera. Pavarësisht punës së bërë, ne kemi raportin e përditësuar të Ministrisë së Bujqësisë dhe detajet e këtij raporti me bashkëpunimin me Bashkinë ishin në nëntor të pastruara të gjitha.
Kryetarja e bashkisë Durrës më çoi video, se si po mbushej pika kyçe në Shkozet pasi u pastrua. Kur gjendemi para kësaj situae agresioni të mbetjeve të plastike, që është ndikimi i njeriut, duhet të angazhohemi [ër të marrë ofensivë të përbashkët, të rrisim ndjeshmërinë, të krijojmë për ta vënë në kontroll këtë faktor.
I kam kërkuar ministrit të Pushtetit Vendor të ngrejë një Task Force, për të konceptuar një plan me 3 faza, të përbashkët, që nga sensibilizimi, tek veprimi në shumë dimensione”, tha ai.
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit