Nis në Tiranë festivali ndërkombëtar i filmit Travel Fest Albania

19 Korrik 2022 | 17:53

Për herë të parë në Tiranë çelet Festivali ndërkombëtar i filmit Travel Fest Albania. Deri të dielën, në Kinema do të shfaqjen 128 filma nga 42 vende pjesëmarrëse.

Ky festival ka një fokus të veçantë sepse në të marrin pjesë të gjithë prodhimet kinematografike që trajtojnë natyrën, mjedisin dhe turizmin.

Hubert Perr, kreu i bashkëpunimit të delegacionit të BE-së në Shqipëri tregon arsyet pse është i rëndësishëm ky aktivitet.

“Ne e mbështesim këtë aktivitet sepse filmat janë një mënyrë ndërgjegjësimi, përmes këtyre filmave ato trajtojnë disa pikëpamje që janë shumë të rëndësishme si biodiveristeti, ndryshimet klimatike dhe mjedisi dhe vetëm duke parë temperaturat në Tiranë dhe gjithë Evropën është fare e qartë përse duhet të ndërgjesohemi dhe të marrë një veprim në kuadër të ndryshimeve klimatike”, tha ai.

Shumë producentë dhe regjisorë nga vende të ndryshme kanë ardhur në natën e parë të çeljes së festivalit i cili do të mbahet për një javë në Tiranë.

Regjisorja franceze Anastasia Durand në këtë festival konkurron me filmin “Qiell pa Yje”.

“Faleminderit për mikëpritjen. Është hera e dytë që filmi shfaqet dhe jam e lumtur që jam përzgjedhur për të qenë pjesë e këtij festivali”, u shpreh ajo.

Në natën e parë u shfaqen për publikun 6 filma. Festivali Travel Fest Albania do të mbyllet ditën e dielë ku do të ndahen 22 trofe.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026