Nis procesi gjyqësor për fraksionin e operacionit “Revanshi”, mungojnë shumica e të pandehurve në GJKKO
Ka nisur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca e parë për një nga fraksionet e operacionit të koduar “Revanshi”, ku të pandehur janë Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Marklen Haka, Altin Morina, Jozi Kraja, Durim Bami dhe Oltion Zefi.
Në sallën e gjyqit ishte i pranishëm vetëm i pandehuri Jozi Kraja, i cili i qëndroi kërkesës për zhvillimin e procesit me gjykim të shkurtuar. Edhe Durim Bami, ndonëse mungonte fizikisht, përmes mbrojtësit të tij Ilir Murati deklaroi se i qëndron të njëjtës kërkesë.
Të pandehurit e tjerë nuk u paraqitën në seancë, ndërsa në disa raste mungonin edhe avokatët e tyre. Aldo Avdyli kishte paraqitur deklaratë për t’u përfaqësuar nga avokati Dritan Jahja, i cili nuk ishte i pranishëm. Po ashtu mungonin Oltion Zefi dhe avokati i tij Elis Bilali, si dhe Altin Morina, për të cilin u raportua se edhe mbrojtësi i tij mungonte për arsye shëndetësore.
Në seancë nuk ishte i pranishëm as Henerigert Mitri, por ai u përfaqësua nga avokati Ardian Leka. E njëjta situatë u paraqit edhe për Marklen Haka, i cili mungonte, ndërsa mbrohej nga avokati Erjon Kullolli.
Gjatë seancës, Gjergj Mihasi, i ati i viktimës Erigers Mihasi, i thirrur në cilësinë e palës së dëmtuar, kërkoi të mos marrë më pjesë në seancat gjyqësore për shkak të problemeve shëndetësore, duke shprehur besimin tek vendimmarrja e gjykatës.
Prokuroria e Posaçme (SPAK), në kushtet e mungesës së disa të pandehurve dhe mbrojtësve të tyre, kërkoi shtyrjen e seancës, duke theksuar se janë ezauruar të gjitha rrugët ligjore për njoftimin e viktimave. Po ashtu, SPAK kërkoi pezullimin e afateve të paraburgimit.
Gjykata vendosi shtyrjen e seancës dhe urdhëroi shoqërimin e personave të arrestuar që nuk ishin paraqitur. Njëkohësisht, u vendos pezullimi i afateve të paraburgimit për të arrestuarit.
Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 6 maj, në orën 11:00.
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë