Nis regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi, rreziku nga gjuha serbe

4 Dhjetor 2023 | 10:34

Në Mal të Zi këtë të diel nisi regjistrimi i popullsisë, pas shtyrjes disa herë të datës së parashikuar, pas kërkesës së partive opozitare në vend.

Autoritetet në Mal të Zi thonë se më shumë se 50 për qind e qytetarëve do të pretendojnë se flasin serbisht, çka mund të ndikojë që gjuha serbe të kthehet në shkolla dhe të përdoret zyrtarisht.

Regjistrimi i Popullsisë që nisi këtë të diel mund të rrisë tensionet dhe të rrezikojë thellimin e mëtejshëm të ndarjeve etnike.

Kombi i vogël ballkanik me pak më shumë se 600,000 banorë ka një komunitet të madh etnik serb që përbën 28 për qind të popullsisë. Por shumë frikësohen se forcat pro-ruse mund të përpiqen të shtojnë numrin e njerëzve që identifikohen si serbë.

Nikola Rakoçeviç deputet i Partisë Nacionaliste Malazeze shprehet se  Vuçiç tha në televizion se regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi është një nga çështjet kyçe për interesin jetik të Serbisë.

Ndarja midis serbëve etnikë dhe pjesës tjetër të popullsisë është disi e paqartë pasi disa nacionalistë malazezë janë folës serb.

Shumë analistë shprehen se regjistrimi i popullsisë është kërkuar nga partitë pro-serbe.

Mali i Zi fitoi pavarësinë nga Serbia në vitin 2006.  Gjatë zgjedhjeve të këtij viti  një koalicion i ri i partive pro-evropiane dhe pro-serbe mori pushtetin, duke ngritur shumë pikëpyetje për të ardhmen e shtetit ballkanik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026