Nis seanca në Kuvend për Holokaustin, Nikolla: Kapitull i tmerrshëm për njerëzimin

26 Janar 2023 | 10:18

Ka nisur seanca në Kuvend dedikuar ditës së përkujtimit të viktimave  të Holokaustit.

Seanca do të zgjasë rreth 60 minuta, ku të pranishëm janë dhe ish-presidenti Alfred Moisiu dhe princ Leka.

Të pranishëm janë edhe përfaqësues të Ambasadës së Izraelit në vendin tonë.

“Kemi organiuar Forumin e Parë Ballkanik kundër asitemetizmit. Është pjesë e projektit të njerëzimit p0ër një botë me mirëqenie paqe e siguri. Holokausti ishte kapitull i tmerrshëm në historinë e njerëzimit” tha Nikolla.

Më pas një fjalim do të mbajë edhe kryeministri Edi Rama, si edhe krerët e grupeve parlamentare.

Pas seancës së posaçme do të vijojnë seanca plenare, ku deputetja demokratë Ina Zhupa do të mbajë një interpelancë Ina Zhupa me ministren Elva Margariti. Ndërkohë, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho do të ketë mocion me debat me ministren e Arsimit, Evis Kushi. Ditën e sotme pritet të miratohet edhe akti normativ për që parashikon shtimin e të ardhurave me 1.5 miliardë lekë, si dhe alokimi i fondit 7.8 miliardë për pakon e madhe.

Asambleja e Përgjithshme OKB-së caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, datë e cila përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau në vitin 1945.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026