Mbahet takimi mes delegacioneve të SHBA-së dhe Ukrainës, çfarë dihet deri tani

11 Mars 2025 | 13:43

Takimi mes delegacioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës ka nisur në Arabinë Saudite, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të të dyja palëve. Nga ana amerikane, në takim marrin pjesë Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Mike Waltz, dhe i Dërguari i Posaçëm për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.

Delegacioni ukrainas është i udhëhequr nga Shefi i stafit i Presidentit Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak, dhe përfshin Ministrin e Jashtëm, Andrii Sybiha, Ministrin e Mbrojtjes, Rustem Umerov, dhe Zëvendësshefin e stafit të Zelensky, Pavlo Palisa. Gjithashtu, në takim janë të pranishëm Ministri i Jashtëm saudit, Faisal bin Farhan Al Saud, dhe Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Musaed Al Aiban.

Ukraina ka shprehur angazhimin për të patur një “ton konstruktiv” gjatë bisedimeve, duke lënë pas debatin e ndodhur në Shtëpinë e Bardhë. Pala amerikane e vlerëson takimin pozitiv, por thekson se diskutimet do të jenë të vështira dhe me sfida të shumta.

Takimi po mbahet në hotelin Ritz Carlton në Jeddah. BBC shkruan se pjesë e diskutimeve janë çështje të rëndësishme si “protokollet e sigurisë” dhe “çështjet territoriale”. Këto diskutime mund të përkthehen si një mundësi për të shqyrtuar se çfarë është e gatshme Amerika të ofrojë për Ukrainën, në këmbim të të cilave Ukraina mund të jetë e gatshme të bëjë disa kompromise në lidhje me territoret që mund t’i ofrojë Rusisë.

Ukraina ka shprehur hezitim për të hyrë në detaje, por është e detyruar të përfshihet në këto bisedime për shkak të mbështetjes së vazhdueshme ushtarake nga SHBA.

Në këtë kontekst, Ukraina po kërkon një garanci sigurie nga Amerika, që do të përfshinte një angazhim për ndërhyrje në rast se Rusia do të sulmonte përsëri pas nënshkrimit të një armëpushimi. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë deri tani ka refuzuar të ofrojë një garanci të tillë.

Pas këtij takimi në Arabinë Saudite, i Dërguari i Posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, mund të udhëtojë drejt Moskës për një takim të mundshëm me Vladimir Putin në fund të javës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026