Nis takimi në Moskë mes Putin, Witkoff dhe Jared Kushner (VIDEO)
2 Dhjetor 2025 |
17:59
Presidenti rus, Vladimir Putin pak minuta më parë ka nisur takimin me të dërguarin e posaçëm të Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Në këtë takim janë të pranishëm edhe Ushakov dhe negociatori rus Kirill Dmitriev.
Gjatë këtij takimi pritet të vijojnë bisedimet lidhur me planin amerikan të paqes në Ukrainë. Para takimit, Putin deklaroi se nuk kërkon një luftë me Evropën, por paralajmëroi se nëse Evropa dëshiron të luftojë atëherë Rusia është gati.
Putin akuzoi gjithashtu Evropën për sabotim të procesit të paqes dhe deklaroi se kërkesat evropiane nuk janë të pranueshme për Rusinë. Sipas tij Evropa po e pengon administratën amerikane të arrijë paqe në Ukrainë dhe se nuk kanë një axhendë paqësore.
LEXONI GJITHASHTU:
- Witkoff dhe Kushner shëtitje në qendër të Moskës para takimit me Putinin (VIDEO)
- E ardhmja e Putinit: Pse Rusia tani e ka kaluar pikën pa kthim dhe nuk do të ndalet
Lajme të Sugjeruara
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë