Nis vaksinimi kundër COVID i fëmijëve nën 5 vjeç në SHBA
Vaksinimet kundër Covid-19 për fëmijët nën 5 vjeç kanë filluar të martën në të gjithë Shtetet e Bashkuara, duke shënuar një moment historik në luftën e vendit kundër sëmundjes.
Drejtoresha e Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Dr. Rochelle Walensky, nënshkroi të shtunën autorizimin për vaksinat kundër Covid-19 për fëmijët nën 5 vjeç.
Javën e kaluar, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave zgjeroi autorizimet e përdorimit urgjent për vaksinën e Moderna për të përfshirë fëmijët nga 6 muaj deri në 17 vjeç dhe Pfizer/BioNTech për fëmijët nga 6 muaj deri në 4 vjeç.
Rreth 17 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç tanimë mund të vaksinohen kundër Covid-19, raporton CNN.
“Kjo është një ditë e madhe. Ne kemi pritur një kohë të gjatë që fëmijët të vaksinohen. Tani kemi çdo grupmoshë dhe unë do t’ju them si baba i një 4-vjeçari, kjo është një punë e madhe edhe për familjen time”, tha kirurgu amerikan Dr. Vivek Murthy.
LEXONI GJITHASHTU
Britania dhe Zvicra synojnë të rrisin shërbimet me një marrëveshje të re tregtare
Azerbajxhani shqyrton tërheqjen e plotë nga Këshilli i Evropës
Po tentonte të shuante flakët në Kolorado, rrëzohet avioni në një rezervuar. Humb jetën piloti
- 16:29 Britania dhe Zvicra synojnë të rrisin shërbimet me një marrëveshje të re tregtare
- 16:20 Azerbajxhani shqyrton tërheqjen e plotë nga Këshilli i Evropës
- 16:17 Po tentonte të shuante flakët në Kolorado, rrëzohet avioni në një rezervuar. Humb jetën piloti
- 16:09 Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel, në cilësinë e Zëvendëspresidentit të organizatës
- 16:04 Ekzekutohet vëllai i bosit më famëkeq të drogës në Ekuador, vrasësit u maskuan si oficerë policie
- 16:01 Ushtria iraniane: Rreziku i luftës rajonale është rritur pas sulmeve amerikane