English

Nis viti i ri shkollor, 1000 fëmijë më pak në klasë të parë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

28 mijë nxënës janë ulur sot në bankat e shkollës për herë të parë, si dhe 27 mijë janë regjistruar në klasat e 10-ta.

- Advertisement -

Emocionet dukeshin në sytë e fëmijëve, të cilën njiheshin me shokët e bankës për të kaluar vitet më të bukura.

“Sivjet kemi një shtim të kërkesave për t’u regjistruar, kapaciteti është maksimal, regjistrimet kanë qenë dhe jashtë Tiranës”, thotë Enkeleda Gorezi, drejtoreshë, shkolla 9-vjeçare “Vaçe Zela”

Prej 9 shtatorit për nxënësit me nevoja të veçanta do të ketë 2100 mësues ndihmës. 850 psikologë dhe punonjës social nëpër shkolla, 50 më shumë se 2023.

Ky vit i ri shkollor në Tiranë vijon të ketë mësim me turne, edhe pse janë hapur 25 shkolla të reja me kapacitet për 10 mijë nxënës.

Po ashtu 240 oficerë sigurie do të jenë të dedikuar për sigurinë e nxënësve në shkolla, 40 më shumë se në 2023.

Mbi 230 mijë nxënës përfituan këtë vit librat falas. Ky vit i ri shkollor 2024-2025 numëron 350 mijë të regjistruar. Sipas të dhënave të INSAT jemi në të njëjtat shifra më një vit më parë. Megjithatë, duhen pritur të dhënat e reja të INSTAT për ketë vit për të parë nëse kemi apo jo rënie të numrit të nxënësve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?