Nisen në orbitë dy satelitë evropianë, pritet të shkaktojnë “eklipse” të Diellit

5 Dhjetor 2024 | 14:08

Dy satelitë evropianë u hodhën në orbitë sot si pjesë e misionit të parë për të shkaktuar një eklips diellor artificial.

Sipas Associated Press operacionet e tyre do të fillojnë vitin e ardhshëm, dhe secila nga “eklipset” e shkaktuara duhet të zgjasë gjashtë orë.

“Proba-3”, një program i Agjencisë Evropiane të Hapësirës, ​​synon të studiojë koronën diellore, pra atmosferën që rrethon yllin më të afërt me ne, gjë që do të na lejojë të kuptojmë më mirë motin diellor. Sfida më e madhe e këtij projekti është fluturimi i satelitëve në formim me saktësi të lartë dhe përvoja që ESA do të fitojë në kuadër të këtij misioni do të jetë e vlefshme edhe për projektet e ardhshme.

Avionët “Coronagraph” dhe “Occulter” do të vendosen në një formacion, saktësia e të cilit matet në milimetra, në një distancë reciproke prej 144 metrash e më shumë.

Occulter do të fluturojë më afër Diellit dhe do të bllokojë diskun e Diellit, duke hedhur një hije për një satelit tjetër, në të njëjtën mënyrë që Hëna hedh një hije në sipërfaqen e Tokës gjatë një eklipsi të vërtetë.

Kjo do të lejojë që “Coronagraph” të fotografojë pjesën e brendshme të rajonit të koronës, gjë që është e pamundur në rrethana normale për shkak të dritës verbuese të Diellit.

Kur satelitët të kenë përfunduar fotografimin, ekipi në Tokë do të dërgojë një komandë për të ndarë satelitët në një distancë të mjaftueshme, në mënyrë që ata të mos përplasen.

Studimi i koronës së Diellit do t’i ndihmojë shkencëtarët të parashikojnë motin diellor, siç janë stuhitë diellore gjeomagnetike, të cilat mund të ndikojnë në satelitët në orbitë, si dhe komunikimet dhe rrjetet e energjisë në Tokë.

Vlen të theksohet se eklipsi i shkaktuar nga satelitët nuk do të jetë i dukshëm në Tokë.

Pasi të përfundojnë misionin e tyre, të dy satelitët do të zbresin gradualisht derisa të digjen në atmosferë, ndoshta brenda pesë viteve, por përpara kësaj, misioni prej 210 milionë dollarësh do t’i lejojë shkencëtarët të studiojnë qindra “eklipse”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve ruse që goditën disa rajone të Ukrainës,...
22:30 | 01/07/2026

Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz

Negociatorët amerikanë po përpiqen të bindin Iranin në bisedimet teknike indirekte që po zhvillohen në Doha të heqë dorë nga planet për të vendosur taksa...
22:28 | 01/07/2026

SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem

Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një kompleksi të ri të ambasadës në Jerusalem, një veprim që autoritetet izraelite e cilësuan...
22:28 | 01/07/2026