Nishanet që kërcënojnë jetë, si mund t’i trajtojmë?
“Sa shumë nishane paske, qenke me fat”.
Një shprehje që e kemi dëgjuar prej vitesh në shoqërinë tonë. Por aq sa me fat mund të jetë dikush, aq dhe mund t’i rrezikohet jeta nga nishanet. Kontrolli i vazhdueshëm i tyre mund të parandalojë një fatkeqësi.
Në emisionin e parë të programit “Enigmat e Hipokratit” trajtohet pikërisht kjo temë, që prek secilin prej nesh, pasi të gjithë ne e kemi të paktën një nishan në trupin tonë.
E ftuar në studio do të jetë mjekja dermatologe, dr. Entela Shkodrani, për të dhënë këshillat e saj si dhe për të treguar nga afër sesi ekzaminohet një nishan në kohë reale.
Trajtimi i nishaneve merr më tepër rëndësi pikërisht tani, pas përfundimit të sezonit veror, pasi nën ekspozimin e rrezeve të nxehta të diellit janë gjendur pikërisht ato, nishanet.
Cilët janë kremrat e duhur që shërbejnë për të mbrojtur nga dielli lëkurën tonë, e sidomos nishanet?
Këshillat e farmacistes Rudina Papa do të jenë pjesë e emisionit. Do të njihemi më gjerë mbi këto kremra, përbërësit e tyre si dhe mënyrat që mund t’i përdorim ato.
Të gjitha këto sot në orën 17:00, në ‘Enigmat e Hipokratit’, në Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta