Nisin aktet e hakmarrjes, eksploziv Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Oslo
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Oslo u trondit nga një shpërthim i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të së dielës, që shkaktoi dëme të vogla materiale.
Lajmin e konfirmoi policia norvegjeze, ndërkohë që ministri i Drejtësisë së vendit nordik deklaroi se mbi ngjarjen ka nisur një hetim.
Shpërthimi në kompleksin e ambasadës, në perëndim të Oslos, ndodhi rreth orës 1, me orën lokale, duke bërë që një tym i hollë të ngrihej tek hyrja e seksionit konsullor.
Policia deklaroi se është vënë në kërkim të një apo më shumë personave të dyshuar si përgatitës të episodit kriminal.
Ministrja e Drejtësisë, Astri As Hansen tha se kishte angazhuar burime të shumta në hetim. “Ky është një incident i papranueshëm, të cilin ne e kemi marrë shumë seriozisht”, tha Hansen për agjencinë norvegjeze të lajmeve NTB.
Zona përpara hyrjes së zyrës konsullore mbeti e dëmtuar nga shpërthimi, vijoi policia lokale, e cila shtoi se përreth nuk ishin gjetur lëndë të tjera të rrezikshme.
“Në vendin e ngjarjes janë kryer hetime me qen policie të stërvitur, dronë dhe helikopterë, për të kërkuar autorët e mundshëm”, thuhet në një komunikatë të policisë së Oslos.
Ndërkohë, stafi i ambasadës, i kontaktuar nga agjencia e lajmeve “Reuters” ka deklaruar se ia ka përcjellë të gjitha të dhënat Departamentit të Shtetit.
Sulmi vjen në një kohë kur lufta e nisur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndaj Iranit ka hyrë në ditën e nëntë dhe kur Republika Islamike është zotuar për hakmarrje.
Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL