Nisin kampionatet europiane, Premier League, La Liga dhe Ligue 1 ngrenë siparin
Këtë të premte nisin tre nga 5 kampionatet më të forta të Europës. Premier Liga angleze, La liga spanjolle dhe Liga 1 e Francës do të luajnë këtë fundjave ndeshjet e javës së parë.
Në Angli, sipari çelet me ndeshjen Burnley – Manchester City. Kampionët në fuqi e nisin sezonin me një ndeshje ku do duhet të tregojnë menjëherë forcën, duke parë merkaton që kanë bërë rivalët e tjerë, por edhe si një reagim pas humbjes në Superkupë përballë topçinjve të Arsenalit. Pretendentët e tjerë të Premier ligës do të zbresin në fushë të shtunën, të dielën dhe të hënën.
Sakaq në Spanjë, La Liga këtë të premte hapet me dy ndeshje. Almeria – Rajo Vallekano dhe Sevilla – Valencia janë dy ndeshjet që nisin kampionatin spanjoll, duke premtuar që spektakli të mos mungojë që në start. Dy ekipet kryesore të Spanjës, Real Madrid do e nisin kampionatin të shtunën dhe të dielën.
Ndërkohë në Francë ndeshja e parë do të jetë mes Nice dhe Lile mbrëmjen e kësaj të premte. Ndërsa kampionët e PSG, mes shumë largimeve e dilemave për disa nga yjet kryesorë të ekipit dhe gati një revolucioni total në përbërje do e nisin kampionatin të shtunën duke pritur në shtëpi Lorient.
Dy kampionatet e tjera elitare të Europës, Bundesliga dhe Seria A do të nisin fundjavën e ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta