Nisin tensionet për kukullat, Serbia notë proteste Kroacisë

16 Shkurt 2024 | 10:45

Serbia i ka dërguar notë proteste Kroacisë, për djegien e kukullave me pamjen e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe atij të Rusisë Vladimir Putin.

Zëvendës-kryeministri dhe ministri i jashtëm Daçiç e ka dënuar ashpër incidentin e djegies së kukullave në vendbanimin Kashtel Stari në Kroaci dhe i ka dorëzuar ambasadës kroate në Beograd një notë proteste.

“Dënojmë ashpër incidentin që ndodhi me 13 shkurt në parakalimin tradicional të karnavalit në vendbanimin Kashtel Stari në Kroaci. Djegia e kukullës me figurën e presidentit Vuçiç përbën akt absolutisht të papranueshëm, që është në kundërshtim me përcaktimin e përbashkët për normalizimin e raporteve dhe avancimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës mes vendeve tona”, shkruan në notën e protestës

“Me këtë akt skandaloz të shpërndarjes së urrejtjes dërgohet porosia e cila në asnjë mënyrë nuk kontribuon forcimin e raporteve të mira fqinjësore, paqes dhe stabilitetit në rajon dhe direkt dhe seriozisht minon raportet mes dy vendeve. Me këtë rast i dërgojmë notë proteste ambasadës së Kroacisë në Beograd lidhur me këtë incident”, ka deklaruar Daçiç.

Ministri kroat i Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Gordan Grliç Radman, tha se nuk ka asgjë për t’iu përgjigjur notës së protestës nga Serbia pas djegies së figurës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç në karnavalin në kremtimine karnavaleve

“Problemi është reagimi i presidentit Vuçiç. Ai tha shumë gjëra që ishin të gabuara. Së pari, marrëdhëniet e mira fqinjësore arrihen përmes dialogut dhe bashkëpunimit. Mendoj se Serbia ka shumë arsye për t’u përfshirë pak më shumë”, tha Grliç Radman.

Radman kujton se kjo është traditë në Kroaci.

“Është pjesë e zakonit, njerëzit gëzohen dhe argëtohen. Kur kukulla digjet, jeta vazhdon, është një ditë e re. Më duket se edhe unë jam djegur, në Trilj apo Sinj”, tha ministri, duke shtuar se nuk është inatosur për këtë.

Në fund të  festimeve, banorët e Kastelës i vunë zjarrin edhe kukullës, e cila përfaqësohej nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe presidenti rus Vladimir Putin, të paraqitur si Don Kishoti dhe Sanço Panza mbi gomarë. Kukullat e tyre u dogjën në fund të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026