Nisma “Thurje” në zgjedhjet lokale, Shabani sulmon Bashën dhe Veliajn

31 Tetor 2022 | 10:40

Endri Shabani, kryetar i nismës “Thurje” bëri me dije se do të bëhen pjesë e garës në zgjedhjet lokale më 14 maj, datë e dekretuar nga presidenti pak ditë më parë.

Ai solli në vëmendje se si Tirana është shpërfytyruar dhe nuk njihet më.

“Nuk kemi ndërmend të presim më. 32 vjet janë boll,” – tha Shabani.

Kreu i “Thurjes” shtoi se kryeqyteti është bërë i pajetueshëm për brezin dhe se shtimi i ndërtimeve nuk i shërben askujt. Sipas tij nuk ka më një opsion zgjedhje midis të majtës dhe të djathtës.

“Meqë keni kamerat këtu, ju ftoj të shikoni nëse mund të gjeni tramvajin e parë që u ndërtua nga delfini i Berishës në 2011-tën, shikoni se mos ndoshta gjeni dhe tramvajin e dytë që u ndërtua nga delfini i Ramës në 2015-tën, se helbete, në 30 vjet vetëm realitet virtual 3D na kanë ofruar,” – u shpreh Shabani.

Për zgjedhjet lokale ka pasur një marrëveshje mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë për një kandidat të përbashkët në zgjedhje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026