Një amerikan dhe dy rusë së bashku në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

15 Shtator 2023 | 22:07

Një amerikan dhe dy rusë kanë fluturuar të premten drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor me një anije kozmike ruse.

Astronauti i NASA-s, Loral O’Hara, dhe dy kozmonautët e Roskozmosit, Oleg Kononenko dhe Nikolai Chub, u nisën nga kozmodromi Baikonur në Kazakistan dhe u ulën në stacionin hapësinor pas tri orëve fluturim.

O’Hara do t’i kalojë gjashtë muaj atje, ndërsa Kononenko dhe Chub do të qëndrojnë një vit.

Kjo treshe duhej të fluturonte drejt stacionit hapësinor pranverën e kaluar, por kabina e tyre nevojitej si zëvendësuese për një ekuipazh tjetër. Ai ekuipazh – e përbërë po ashtu nga dy rusë dhe një amerikan – do të kthehet në shtëpi në fund të këtij muaji.

Qëndrimi i tyre në stacionin hapësinor u zgjat nga gjashtë muaj në një vit, kur kabina e anijes kozmike Soyuz pësoi një rrjedhje në mekanizmin e ftohjes sa ishte e parkuar në stacion.

Ky është fluturimi i parë në hapësirë për O’Haran dhe Chub, derisa për komandantin e misionit, Kononenko, ky është fluturimi i pestë.

Ata iu bashkohen shtatë banorëve të stacionit nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Danimarka dhe Japonia.

Në fund të qëndrimit të tij njëvjeçar, Kononenko do ta vendosë një rekord të ri për kohën më të madhe të kaluar në hapësirë, më shumë se një mijë ditë.

Uashingtoni dhe Moska e kanë ruajtur bashkëpunimin hapësinor, megjithëse marrëdhëniet mes tyre prekën pikën më të ulët në dekadat e fundit për shkak të luftës në Ukrainë, me astronautët që kanë qëndruar së bashku në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, si dhe kanë fluturuar së bashku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026