Një ditë pas mbledhjes së kryesisë së PS, Rama mbledh në selinë rozë deputetet e qarkut të Tiranës

4 Mars 2026 | 13:21

Burime për gazetaren e Euronews Albania, Eksiola Shehu bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë do të mbledhë në selinë rozë deputetet e qarkut të Tiranës.

Mbledhja sipas burimeve do të nisë në orën 14:00. Mbledhja e deputetëve të qarkut të Tiranës vjen një ditë pasi Rama zhvilloi një takim me kryesinë e PS-së.

Në mbledhje do bashkohen dhe drejtuesit e Bashkisë Tiranë dhe drejtuesit e njësive Administrative.

Mbledhja e kryesisë së Partia Socialiste zgjati vetëm 30 minuta. Rama u largua duke bashkebiseduar me kryetarin e Bashkisë së Shkodër, Benet Beci.

Gjatë mbledhjes u diskutua për komunikimin me strukturat e partisë. Rama ka kërkuar që të dalin në terren dhe të takohen me qytetarët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, viktima është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026