Një ditë përpara vizitës “delikate” në Pekin, zbardhet telefonata Scholz-Macron
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz bënë thirrje të premten për një “ri-balancim” të marrëdhënieve tregtare midis Evropës dhe Kinës në prag të vizitës së liderit gjerman në Pekin.
Dy liderët europianë diskutuan në një video-telefonatë ndikimin e luftës në Ukrainë në sigurinë evropiane, bëri me dije zyra e shtypit të Presidentit Macron.
Scholz udhëton në Kinë këtë fundjavë, në një vizitë “delikate” tre-ditor në një kohë kur Perëndimi po ashpërson retorikën ndaj Pekinit , si për praktikat e tij tregtare ashtu edhe për afërsinë me Moskën.
Bashkimi Evropian ka akuzuar Kinën se ka përmbytur Evropën me mallra të subvencionuara të shitura me çmime nën tregun.
Komisioni Evropian hapi të martën një hetim ndaj furnizuesve kinezë të turbinave me erë, pas hetimeve për ndihmën shtetërore për panelet diellore, makinat elektrike dhe trenat
Macron dhe Scholz nënvizuan gjithashtu nevojën për të “nxitur konkurrencën evropiane”, veçanërisht duke thelluar tregjet pan-evropiane të kapitalit, një projekt që do të kërkonte harmonizimin e rregullave financiare në të gjithë bllokun, por që është frenuar nga mosmarrëveshjet midis Parisit dhe Parisit dhe Berlin .
Të dy riafirmuan gjithashtu “mbështetjen e tyre të palëkundur dhe afatgjatë për Ukrainën” dhe “diskutuan iniciativat evropiane për të ofruar mbështetje ushtarake për Ukrainën”, tha zyra e Macron.
Presidenti francez pritet të vizitojë Ukrainën prej disa javësh, por ai ka thënë se do ta bëjë udhëtimin vetëm kur të ketë diçka konkrete për të ndihmuar Kievin.
Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh