Një grua nxirret e gjallë nga rrënojat 170 orë pas tërmetit

13 Shkurt 2023 | 08:17

Një grua është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Turqi mëngjesin e sotëm, një javë pasi dy tërmete vdekjeprurëse goditën vendin.

Sibel Kaya u shpëtua në rajonin e Gaziantepit rreth 170 orë pasi tërmeti i fuqishëm shkatërroi provincën, e cila ishte afër epiqendrës.

Ekipet e shpëtimit në Kahramanmaras në jug kishin kontaktuar gjithashtu me tre të mbijetuar të tjerë, raportoi CNN, që besohet të jenë një nënë, vajzë dhe foshnjë.

Shanset për të gjetur të mbijetuar po pakësohen çdo ditë, por nuk është e pamundur.

Numri i të vdekurve në të gjithë Sirinë dhe Turqinë u rrit në 33,000 të dielën, dhe kjo ka të ngjarë të vazhdojë të rritet.

Të dielën, ekipet e shpëtimit nga Rusia, Kirgistani dhe Bjellorusia nxorën të gjallë një burrë nga një ndërtesë e shembur në Turqi, rreth 160 orë pasi i goditi tërmeti.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026