Një jetë me artin dhe ndërtimin, ndërron jetë arkitekti i njohur
Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare Petraq Kolevica. Ai do të kujtohet si artist për vëllimet e tij me poezi lirike dhe bisedat me Lasgush Poradecin e Mitrush Kutelin, dhe si arkitekt i ndërtimeve me frymë modernist në Tiranën e para viteve ’90.
Shkrimtari, përkthyesi dhe arkitekti i njohur, Petraq Kolevica është ndarë nga jeta në moshën 89-vjecare. Lajmin e bëri të ditur Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, UPT, në Tiranë. Universiteti Politeknik në mesazhin ngushëllues e cilëson arkitektin, mjeshtër të modernizmit në Shqipëri. Kolevica u lind në Korcë dhe aty kreu shkollën fillore dhe gjimnazin.
Studimet pёr inxhinieri ndёrtimi i kreu nё periudhёn 1952-1957 nё Universitetin politeknik tё Tiranёs dhe pas diplomimit, punoi shumё vite si inxhinier dhe arkitekt.
Gjatё gjithё veprimtarisё si arkitekt ai u mundua tё projektonte ndёrtesa moderne dhe funksionale, si godina e sanatoriumit, pallatet pranë rrugës së ambasadave dhe bashkëautor i Muzeut Kombëtar. U kritikua shumё herё pёr ndikime tё huaja nga partiakёt e asaj kohe.
Jetёn e tij si inxhinier dhe arkitekt Kolevica e ka pёrmbledhur nё librin “Arkitektura dhe diktatura”, ndërsa në botimet me emrin e tij numërohen një sërë krijimesh, si “Kёngё nga koha e keqe”, “Tё korrat e vona”, “Me Mitrushin” e “Lasgushi ma ka thënë”. Në trashëgiminë e përkthimeve Kolevica i dha lexuesit shqiptare poemën “Demoni” tё Lermontovit, “Poezi gjermane dhe austriake”, dhe poezi klasike japoneze.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rusia, parajsë fiskale, BE e përfshin vendin në listën e zezë
- Plani për protestën e të enjtes, Berisha: Jemi në hapat e para të mosbindjes civile
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta