Një mbrëmje me Maria Callas, 99 vjetori i sopranos sjell në COD zërat e rinj

3 Dhjetor 2022 | 13:54

Artist lind ose nuk je.

Kjo frazë e Maria Callas bën edhe një herë shumëkënd të besojë se një artiste si ajo kishte një dhunti të mbinatyrshme.

99 vjetori i lindjes së artistes bëri bashkë në hapësirën e ‘’Qendrës për hapje dhe dialog’’, studiues, pedagogë, por edhe zëra të rinj e të vjetër të skenës operistike shqiptare, të cilët diskutuan gjatë rreth figurës të së quajturës diva e operës botërore.

“Callas- i vështirë të përshkruhet vetëm me një fjalë të vetme. Zëri i saj ishte me ngjyra të jashtëzakonshme që mund ta krahasosh me shumë instrumente të orkestrës”, u shpreh sopranoja Edit Mihali.

Ariet si ‘’O mio babbino caro’’, ‘’Casta diva’’ dhe ‘’Vissi d’arte’’ të interpretuara nga Callas erdhën nën interpretimin e zërave të rinj të muzikës operistike shqiptare

Maria Callas është me shumë gjasë zëri më i ndritur operistik shekullit të 20. Përmes performancës së saj ajo ja doli të rivitalizonte Bel Canto- n duke e bërë të dëgjueshme përtej auditorëve të operave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026