Shfaqja e Eno Peçit që bën bashkë teatrin e baletit të Kosovës dhe Shqipërisë
Exil është baleti me koreografi nga Eno Peçi që bën bashkë në Tiranë teatrin e baletit të Kosovës dhe Shqipërisë. Një koreografi që ka në thelb dramën e emigrimit dhe trazirat që kalojnë popujt në kërkim të një jete më të mirë.
Kalvari nëpër të cilin kalojnë popujt dhe njerëzit e tyre, drama dhe vuajtja e emigrimit njihet në skenën e TKOB përmes baletit ‘’EXIL’’. Për koreografin e mirënjohur Eno Peçi ky balet është një pasqyrë e kurbës së ngjarjeve nëpër të cilat popujt shqiptarë kanë kaluar anjë periudhe.
‘’Pjesa e EXIL- it është frymëzuar më shumë nga trazirat e viteve 97-98 dhe ajo ka qenë nisja, për të krijuar diçka në bazë të këtyre viteve dhe historisë që ka ndodhur’’- thekson Eno Peçi, koreograf.
‘’EXIL’’, premiera e të cilit ka është shfaqur për herë të parë në Zvicër, vjen për publikun shqiptar në mbyllje të javës kulturore kombëtare që bëri bashkë Shqipërinë dhe Kosovën.
‘’Mendova që sigurisht do t’i përshtatej shumë Shqipërisë, por edhe Kosovës pasi janë dy vende që kanë pasur trazira në këto kohë dhe të dyja këto vende i kam kërcyer.’’- shton ai.
Teksa bashkëpunimet e koreografit me një karrierë ndërkombëtare me TKOB duket se në vitin që presim nuk do të mungojnë.
‘’Jam në shtëpinë time, këtu kam kaluar fëmijërinë time kam lindur këtu. Në këtë moment jam duke krijuar një pjesë të re për TKOB që premierën do ta ketë vitin tjetër në mars. Është një pjesë me titullin muzg. Pak a shumë ideja e muzgut ka të bëjë me identitetin, por nuk sillet shumë tek identiteti ky është një pikë referimi për atë që unë dua të tregoj.”- shprehet ndër të tjera Peçi.
“EXIL” bën bashkë trupën e baletit të Teatrit të Kosovës dhe Shqipërisë në një skenë për të treguar bashkë historinë si një popull.
LEXONI GJITHASHTU:
Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
- 08:08 Tragjedi mbi njerëzimin, tërmeti në Venezuelë dyshohet se ka shkaktuar nga 10 mijë deri 100 mijë viktima! Çfarë dimë deri tani?
- 08:03 Dy tërmete trondisin Venezuelë, dhjetëra viktima dhe mbi qindra të plagosur! Njerëzit në rrënoja kërkojnë ndihmë
- 07:57 Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike