“Një minutë heshtje për Spahon”- PD kërkon përjashtimin e Spiropalit nga parlamenti

24 Shkurt 2023 | 12:37

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ironizoi ditën e djeshme gjatë seancës plenare deputetin Edmon Spaho, duke e cilësuar si revolucionar dhe duke kërkuar një minutë heshtje për mungesën e tij në sallë.

Këtë të premte deputetët e Partisë Demokratike kanë depozituar në Kuvend një kërkesë për përjashtimin e Spiropalit me 10 ditë nga punimet e parlamentit.

Deputetët e PD-së e cilësojnë gjuhën e Spiropalit si fyese dhe që duhet të ndëshkohen nga Komisioni i Etikës dhe Rregullores.

“Një minutë heshtje për Edmond Spahon që ra në Komisionin e Etikës si një revolucionar i vërtetë. Keqardhje që trashëgimia e tij e bilbilfryerjes nuk u trashëgua tek ju. Ai ishte padiskutim më i guximshmi dhe më shumë vlerë se ju së bashku. Ai do jetë në zemrat tona, deri pas 20 ditësh, kur të jetë këtu për revolucionin e radhës. ”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026