Një muaj më parë u riatdhesua, Anti-Terrori merr në pyetje Floresha Rashën për qëndrimin në kampin Al Hol
Pas afro një muaji nga kthimi i saj në Shqipëri, Anti-Terrori ka marrë në pyetje Floresha Rashën, e cila u lirua pas ndërhyrjes së qeverisë nga kampi famëkeq Al Hol.
Sipas burimeve të Euronews Albania, mësohet se Rasha është marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitares për mënyrën si ka ikur në Siri si dhe për jetën në kampin e ferrit.
Ishte SPAK që kërkoi një ditë pas kthimin të saj që ajo të merrej në pyetje. Ajo do të hetohet nëse ajo ka qenë e përfshirë për 7 vite në Al-Hol në akte terrori apo jo.
Gjithashtu janë marrë në pyetje edhe fëmijët e saj në prani të psikologut.
Floresha Rasha shkoi në Siri 6 muaj pas bashkëshortit të saj Diamant Rasha, i cili u vra duke e lënë gruan të vetme me djalin Amarin dhe vajzën adoleshente. Sipas të dhënave, ajo më pas u martua me Lavdërim Muhaxherin.
Edhe ky i fundit mbeti i vrarë nga forcat amerikane në vitin 2017. Në martesën e saj të dytë, Floresha solli në jetë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.
Pas vrasjes së Lavdërimit, Floresha u martua sërish. Këtë herë me një luftëtar sirian. Solli në jetë një tjetër vajzë.
Në kushtet e luftës në kamp, edhe burri i tretë i Floreshës u vra bashkë me vajzën e madhe, të cilën e kishte me Diamant Rashën, ndërsa Floresha mbeti e plagosur rëndë.
Më 27 tetor Floresha dhe 3 fëmijët e saj prekën tokën shqiptare. Ndërkohë sipas qeverisë pritet që të ketë edhe një valë të dytë për riatdhesimin e shqiptarëve të tjerë nga Al-Hol.
Lexoni gjithashtu:
Riatdhesohen pesë shqiptarët e parë nga Siria, gëzim dhe lot në pikën kufitare të Rinasit
Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret