Një muaj paraburgim për ish-pjesëtarin e UÇK-së të arrestuar në Serbi

9 Janar 2024 | 22:23

Prokuroria në Beograd më 9 janar ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji për Hasan Dakajn, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili po akuzohet për krime lufte.

Dakaj u arrestua më 5 janar në pikëkalimin kufitar në Merdarë, që lidh Kosovën dhe Serbinë. Së bashku me vëllain e tij, Xhavitin, ai ishte nisur drejt Italisë. Xhaviti ishte ndaluar po ashtu, por më pas ishte liruar.

Përfaqësuesi ligjor i familjes Dakaj, Xhevdet Smakiçi, tha për Radion Evropa e Lirë se para autoriteteve të drejtësisë në Serbi, Hasan Dakaj, ka deklaruar se nuk është personi që Prokuroria po kërkon.

“Ne e konsiderojmë se është ndalim politik, është një gabim faktik. Prokuroria nuk e ka identifikuar se kë po e kërkon dhe nuk munden as dëshmitarët, të cilët Prokuroria pretendon se do ta identifikojnë një person prej kur ka qenë 19 vjeç, e tani është rreth 50 vjeç”, tha Smakiçi.

Dakajt i është caktuar një avokat serb, dhe Smakiçi tha se ai do të apelojë masën e paraburgimit.

Dakaj po akuzohet sipas nenit 142 të Ligjit Penal të ish-Jugosllavisë – që ishte në fuqi më 1999 – për krime lufte, privim nga liria e disa personave joshqiptarë, rrahje, torturë dhe vrasje, tha Smakiçi, duke shtuar se autoritetet serbe pretendojnë se këto krime janë kryer në rrethinën e Prizrenit.

“Sipas deklarimeve të Hasan Dakajt, ai e ka mohuar në mënyrë kategorike barrën që i ngarkohet dhe nuk e kanë identifikuar. Ai nuk ka vepruar fare në ato lokacione dhe ndihet tërësisht i pafajshëm”, tha avokati Smakiçi.

Dakaj gjendet në qendrën e paraburgimit në Beograd dhe Smakiçi tha se është në kontakt me avokatin që i është caktuar nga shteti serb, por edhe me udhëheqësin e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari.

Ai kërkoi nga ambasadat e huaja në Beograd, por edhe nga Bashkimi Evropian, që t’i bëjnë presion Serbisë që të lirohet ish-pjesëtari i UÇK-së.

Pas arrestimit të Dakajt, kishte reaguar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, duke kërkuar ndihmën e faktorit ndërkombëtar për lirimin e tij.

Edhe në të kaluarën, qytetarë të Kosovës janë arrestuar nga autoritetet serbe. Një nga ta, Nezir Mehmetaj ishte arrestuar në janar të vitit 2020 në pikën kufitare në Merdarë nën dyshimet se ka kryer krime lufte më 1999 në Rudicë të Klinës. Që nga arrestimi, ai gjendet në paraburgim në Beograd.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026