Një natë më parë kishte kryer një grabitje, përplaset për vdekje shqiptari në Itali

24 Shkurt 2023 | 18:35

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik, të regjistruar rreth orës 21:45 të mbrëmjes së djeshme në Salerno të Italisë.

Mediat e huaja raportojnë se viktima është shtetasi Albert K. 42-vjeç,  është përplasur nga një makinë teksa ndodhej pranë kabinave të pagesave në autostradën A30 Caserta-Salerno.

Sipas RTA Live, 42-vjeçari po kalonte autostradën në këmbë kur u godit nga një makinë me targa bullgare dhe nga forca e përplasjes përfundoi fillimisht mbi xhamin e makinës, e më pas mbi ndarësen metalike të rrugës.

Sakaq, bëhet me dije gjithashtu se shqiptari Albert K. ishte i njohur për forcat e rendit pasi kishte precedentë të mëparshëm penalë. Mbrëmjen e djeshme ai kishte kryer një grabitje në një shtëpi në San Valentino Torio, në provincën e Salernos.

Në lidhje me ngjarjen po hetohen dy hipoteza: 42-vjeçari ose po arratisej duke ecur në këmbë nëpër autostradë, ose po shkonte të takonte bashkëpunëtorët në një vend të paracaktuar.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026