Një në tre shqiptarë nuk mund të paguajë qiranë, faturat apo pushimet
Rreth 35% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzime bazë si pagesat e qirasë, faturat e shërbimeve, një javë pushime larg shtëpisë apo blerjen e rrobave të reja. Të dhënat e Eurostat tregojnë se Shqipëria mbetet mes vendeve me nivelin më të lartë të privimit material dhe social në Europë.
Pamundësia për të përballuar këto shpenzime reflekton vështirësitë ekonomike me të cilat përballen shumë familje shqiptare. Sipas treguesve të Eurostat, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë nuk arrin të mbulojë shpenzime të papritura, të paguajë në kohë faturat apo të sigurojë pushime vjetore për familjen.
Shqetësuese mbetet edhe situata e të rinjve. Mbi një e treta e të rinjve shqiptarë përballen me privim të rëndë material dhe social, niveli më i lartë në Europë sipas të dhënave të Eurostat. Ky tregues përfshin mungesën e mundësive për të përballuar nevoja bazë, aktivitete sociale apo zëvendësimin e veshjeve të konsumuara.
Ekspertët e lidhin këtë situatë me nivelin e ulët të të ardhurave krahasuar me koston e jetesës, ndërsa rritja e çmimeve të banesave dhe shpenzimeve të përditshme po shton presionin mbi buxhetet familjare. Eurostat evidenton se Shqipëria vijon të jetë dukshëm mbi mesataren e Bashkimit Europian për treguesit e privimit material.
Të dhënat ngrenë shqetësime për cilësinë e jetesës dhe fuqinë blerëse të familjeve shqiptare, duke treguar se një pjesë e madhe e tyre vijojnë të përballen me vështirësi në plotësimin e nevojave bazë të përditshme.
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca
Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë