“Një nga njerëzit besnikë të Maduros”, Ministri i Brendshëm i Venezuelës, objektiv i mundshëm i SHBA-ve?
Administrata Trump ka paralajmëruar ministrin e Brendshëm të Venezuelës, Diosdado Cabello, se mund të jetë ndër objektivat kryesore të Uashingtonit nëse nuk bashkëpunon me Presidenten e Përkohshme Delcy Rodriguez për të përmbushur kërkesat e SHBA-së dhe për të ruajtur rendin pas rrëzimit të Nicolas Maduro, raportoi Reuters duke cituar burime të njohura me çështjen. Cabello, i cili kontrollon forcat e sigurisë të akuzuara për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, shihet nga SHBA si një figurë kyçe, por edhe potencialisht destabilizuese, për shkak të rivalitetit të tij me Rodriguez.
Sipas burimeve, Uashingtoni po kërkon ta detyrojë Cabellon të bashkëpunojë, duke i dërguar mesazhe se sfidimi i SHBA-së mund ta çojë drejt një fati të ngjashëm me Maduron, i cili u kap dhe u dërgua në SHBA për t’u përballur me akuza për “narkoterrorizëm”. Megjithatë, një arrestim i Cabellos konsiderohet i rrezikshëm, pasi mund të nxiste reagime të dhunshme nga grupet pro-qeveritare të njohura si “colectivos”.
Në listën e objektivave të mundshëm është edhe Ministri i Mbrojtjes Vladimir Padrino, bashkëpunimi i të cilit shihet si thelbësor për shmangien e një vakumi pushteti për shkak të kontrollit të tij mbi forcat e armatosura. Administrata Trump ka vendosur të mbështetet përkohësisht te aleatët e Maduros, duke vlerësuar se opozita nuk është në gjendje të ruajë stabilitetin.
SHBA synon hapjen e industrisë së naftës për kompanitë amerikane, luftën kundër trafikut të drogës, largimin e ndikimit kubanez dhe ndërprerjen e bashkëpunimit me Iranin, ndërsa afati për zgjedhje të reja mbetet i paqartë.
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 08:15 Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit