“Një pjesë do gëzohen, të tjerët do mërziten”, flet ish-kryeministri Nano pas votimit

25 Prill 2021 | 12:08

Ish-kryeministri Fatos Nano ka votuar në qendrën e votimit në Mullet së bashku me bashkëshorten.

Në deklaratën për mediat, Nano tha se shpreson që kjo të mos jetë një ditë më e gjatë se të tjerat dhe periudha e pritjes të mos jetë e gjatë.

“Në fund, një pjesë do gëzohen, një pjesë do mërziten, ama jam i sigurt që ata që do gëzohen, do gëzohen për të gjithë dhe shpresoj që ata që do mërziten, të mërziten vetëm për vete dhe të mos iu mbajë shumë (mërzia),” – u shpreh Nano.

Sipas tij pjesëmarrja në votime deri më tani është pak e ulët dhe ndaj pohoi se me votimin e tij donte të nxiste qytetarët që të shkojnë drejt kutive të votimit për të ushtruar të drejtën e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë

Në emisionin “E Vërteta me Fjalë” në Euronews Albania, Baton Haxhiu, autori i emisionit analizon fenomenin e votave të pavlefshme dhe sipas tij ky është...
11:57 | 08/05/2021

Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, u përdor për herë të parë vota preferenciale. Por, listat nuk ishin plotësisht të hapura pasi siç e tregon...
19:36 | 03/05/2021

Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike

Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka dhënë dorëheqjen si drejtues kësaj force politike pas rezultatit zhgënjyes që mori në zgjedhjet parlamentare të 25...
13:00 | 02/05/2021