Një qeveri e re në Sofje minon rrugën evropiane të RMV-së, thotë analisti

11 Qershor 2022 | 20:30

Kriza politike në Bullgari është në ditën e katërt dhe nuk dihet nëse do të ketë zgjedhje të reja apo alternativa të tjera që do të mbajnë në jetë Qeverinë aktuale të kryesuar nga kryeministri Kirill Petkov.

Kreu i qeverisë bullgare deri më tani ka treguar një fjalor më të butë ndaj Maqedonisë së Veriut për çështjen e vetos së vendosur për nisjen e bisedimeve me BE-në. Por çfarë pritet të ndodhë në vijim?

Analisti politik në Shkup, Petar Arsovski e sheh të pafavorshme për RMV-në situatën e brendshme politike të Bullgarisë.

 “Kriza politike në Bullgari nuk është e ndikuar vetëm nga situata me Maqedoninë e Veriut, por është pjesë e asaj krize politike. Vetë destabilizimi i situatës politike do ta bëjë edhe zgjidhjen më të rëndë. Kjo pasi gjithmonë kur shtetet hyjnë në krizë politike, ata fokusohen brenda dhe shumë më vonë jashtë shtetit,” – u shpreh ai.

Në kushtet kur kryeministrit Petkov i rrezikohet karrigia, për analistin, është e qartë se drejtuesi bullgar nuk do fokusohet në problemet e jashtme të vendit.

 “Kur të gjendet para pyetjes a do të vazhdojë Maqedonia e Veriut rrugëtimin euroatlantik apo Petkovi do duhet të mbijetojë politikisht, atëherë Petkovi do të zgjedhë mbijetesën politike. Prandaj nuk është e çuditshme nëse edhe ai do të vendoset në mënyrë grabitqare ndaj kësaj çështjeje,” – tha Arsovski.

I pyetur nëse këto zhvillime shkojnë në favor të Rusisë, Arsovski jep këtë përgjigje.

 “Normalisht që interes strategjik i Rusisë është që kjo pjesë e Ballkanit të mos stabilizohet dhe të mos ketë bindje të fortë për rrugën euroatlantike, pasi kështu ajo ka më shumë ndikim dhe kështu e mbron frontin e saj perëndimor nga NATO-ja”.

Presidenti bullgar Rumen Radev kërkon që vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut në Bruksel të mbetet në fuqi të paktën deri në formimin e shumicës së re parlamentare në Sofje. Ai për mediat bullgare deklaroi se kriza politike tashmë është një fakt i pamohueshëm në Bullgari dhe se vetoja duhet të mbetet, në pajtim me kornizën e miratuar nga këshilli i sigurisë kombëtare të Bullgarisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026