Një tërmet i fortë godet Tajvanin, sa ishte magnituda

24 Shkurt 2026 | 08:09

Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter goditi brigjet e qarkut Yilan në verilindje të Tajvanit, tha autoriteti meteorologjik i ishullit, duke shtuar se nuk kishte raportime për dëme.

Tërmeti ishte në një thellësi prej 66.8 kilometrash dhe epiqendra ndodhej 16.9 kilometra nga selia e qeverisë së distriktit, në ujërat bregdetare, raportoi Reuters.

Tërmeti tronditi për pak kohë ndërtesat në Taipei, ndërsa shërbimi zjarrfikës konfirmoi se deri më tani nuk është raportuar për dëme.

Rajoni kinez i Tajvanit ndodhet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike dhe preket shpesh nga tërmetet.

Më shumë se 100 njerëz vdiqën në tërmetin e vitit 2016 në jug të ishullit, ndërsa më shumë se 2,000 njerëz vdiqën në tërmetin me magnitudë 7.3 në vitin 1999.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dënohen me dhunim me kamzhik në publik dy të rinj në Indonezi, u puthen në TikTok

Dy të rinj në provincën konservatore Aceh të Indonezisë është rrahur publikisht me kamzhik, pasi një gjykatë e Sharias i dënoi ata për shkelje të...
20:31 | 02/07/2026

Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro

Polonia njoftoi të enjten se qeveria e re e Hungarisë i ka revokuar statusin e refugjatit një ish-ministri polak në arrati dhe zëvendësit të tij....
20:13 | 02/07/2026

Samiti i NATO-s në Ankara, Zelenskyy kërkon ndihmë për mbrojtjen ajrore 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se shpreson që vendi i tij të marrë ndihmë në mbrojtjen ajrore nga aleatët e tij perëndimorë në samitin e NATO- s javën e ardhshme...
20:03 | 02/07/2026