Një tërmet i fortë godet Venezuelën, sa ishte magnituda

25 Shtator 2025 | 07:37

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur Venezuelën veriperëndimore, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare njoftoi se tërmeti kishte një magnitudë prej 6.3 ballë.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, epiqendra e tërmetit ishte 24 kilometra në lindje-verilindje të komunitetit Mena Grande në shtetin Zulia, më shumë se 600 kilometra në perëndim të kryeqytetit Karakas.

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 7.8 kilometrash.

Lëkundjet u ndjenë nga banorët në disa shtete të Venezuelës, si dhe në Kolumbinë fqinje, duke shkaktuar evakuimin e ndërtesave banesore dhe tregtare pranë kufirit.

Televizioni shtetëror nuk e ndërpreu programin, përfshirë segmentin shkencor të drejtuar nga Presidenti Nicolas Maduro.

Një orë pas tërmetit, Ministri i Komunikacionit Freddy Nánez njoftoi në aplikacionin Telegram se Fondacioni Venezuelian për Kërkime Teknologjike kishte regjistruar dy tërmete më të vogla, me magnitudë 3.9 dhe 5.4, por ai nuk komentoi mbi tërmetin e regjistruar nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026