Një tërmet me magnitudë 7.8 ballë godet Kamçatkën, paralajmërim për cunami
Një tërmet me magnitudë 7.8 ballë i shkallës Rihter u regjistrua pranë brigjeve të Kamçatkës në Lindjen e Largët të Rusisë, njoftoi USGS, vetëm disa ditë pas një tërmeti tjetër të fortë në zonë.
Tërmeti goditi 128 kilometra në lindje të qytetit rus Petropavlovsk-Kamchatsky, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Qendra Amerikane e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor lëshoi një paralajmërim për valë të mundshme të rrezikshme përgjatë brigjeve aty pranë, i cili u anulua pas disa orësh.
Tërmeti tronditi ndërtesat: videot e postuara në mediat sociale ruse tregojnë mobilje dhe llamba që dridhen në shtëpi, ndërsa një video tjetër tregon një makinë të parkuar që lëkundet para dhe mbrapa në një rrugë. Dega lokale e Shërbimit Shtetëror Gjeofizik Rus dha një vlerësim më të ulët të magnitudës prej 7.4 dhe raportoi të paktën pesë lëkundje pasuese.
Më 30 korrik, një tjetër tërmet shumë i fuqishëm, me magnitudë 8.8 ballë, goditi brigjet e gadishullit, duke e bërë atë një nga dhjetë tërmetet më të forta të regjistruara ndonjëherë në botë. Edhe në atë rast, instituti amerikan lëshoi një paralajmërim për cunami për Alaskën, Japoninë dhe Hawaiin, si dhe për Rusinë.
Autoritetet në shumë vende të tjera kishin lëshuar paralajmërime për banorët që të qëndronin larg bregdetit, nga Kina në Filipine, Peru, Meksikë, Kolumbi dhe Ekuador. Askush nuk u lëndua, por valë të çuditshme deri në pesë metra të larta kishin goditur bregdetin rus. Pas tërmetit, një vullkan në Kamchatka, Klyuchevskoy, kishte filluar të shpërthente.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina