Një tjetër “sulm” nga Shakira në këngën e re…kësaj here për ish-vjehrrin
Shakira i ka dedikuar disa këngë ish-bashkëshortit të saj Pique pas tradhtisë së këtij të fundit dhe siç duket nuk e ka në plan të ndalojë.
Këngëtarja ka publikuar hitin e saj të ri të titulluar “El Jefe”, i cili për një ditë ka shënuar 12 milionë shikime. Nëpër vargje ajo përmend ish-vjehrrin e saj, babain e futbollistit dhe dadon e cila kujdesej për fëmijët, Milan dhe Sasha, në kohën kur çifti jetonin baskë në Spanjë.
“Çfarë ironie, çfarë çmendurie! Kjo po është torturë. Lodhesh gjithë ditën dhe nuk ke asgjë si përfundim. Thonë se s’ka asgjë të keqe që zgjat më shumë se 100 vjet, por ke dhe ish-vjehrrin tim që s’e ka në plan të vdesë,” – thuhet në vargjet e Shakirës në një këngë që i dedikohet një shefi abuzues.
Në bashkëpunimin me grupin Fuerza Regida, këngëtarja kolumbiane i drejtohet gjithashtu dados Lili Melgar duke i thënë se kjo këngë është për të dhe ajo duhet të shkojë të marrë dëmshpërblimin.
LEXONI GJITHASHTU:
Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren