Një varg gabimesh franceze çuan në kaos në Champions League, zbulon hetimi 

Trofeu i Champions League
13 Korrik 2022 | 20:32

Një raport zyrtar mbi skenat kaotike në finalen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s në Paris në maj ka ekspozuar një “seri mosfunksionimesh” nga autoritetet franceze.

Tifozët e Liverpool-it që u dyndën në stadium, por që nuk mundën të hynin për të parë ndeshjen e ekipit të tyre, u larguan me gaz lotsjellës nga policia franceze. Një numër i përkrahësve të Liverpool-it gjithashtu u grabitën ose u rrahën, por pamjet e mbikëqyrjes së sulmeve u fshinë.

Laurent Lafon, një nga kryesuesit e hetimit, përshkroi një sërë dështimesh përpara ndeshjes, duke thënë se autoritetet vepruan sipas planeve të tyre pa shumë koordinim – dhe se kishte “dështime” si “në ekzekutim” dhe “përgatitje”.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gérald Darmanin fillimisht fajësoi tifozët e Liverpool-it me bileta false për skenat kaotike, duke thënë se 35 mijë mbështetës ishin paraqitur në Stade de France me bileta të falsifikuara ose të pamarkuara. Megjithatë senatorët në Komitetin e Kulturës kritikuan qëndrimin e tij, duke thënë se ai “nuk e lejoi komitetin tonë të kuptonte plotësisht atë që ndodhi”.

“Nuk është për shkak se kishte tifozë të Liverpool-it që shoqëronin ekipin e tyre që shkoi keq”, tha Laurent Lafon.

Raporti zyrtar i ligjvënësve për skenat kaotike bëri 15 rekomandime për të shmangur probleme të ngjashme në të ardhmen, duke përfshirë kërkesën që organizatorët e ngjarjeve të mbajnë imazhet e vëzhgimit me video për një muaj më pas; dhe duke e bërë të detyrueshëm përdorimin e biletave të dëshmuara për falsifikim.

Senatorët thanë se edhe nëse do të përdoreshin bileta të dyfishta nga dhjetëra mijëra mbështetës që u shfaqën, “ky dështim është për shkak të vendimeve të marra nga prefektura e policisë së Parisit”.

Darmanin ka kërkuar falje për përdorimin “disproporcional” të gazit lotsjellës, por ka vazhduar të fajësojë tifozët e Liverpool.

Franca është nikoqire e Kupës së Botës në Rugby 2023 dhe Lojërave Olimpike 2024.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030

Zinedine Zidane pritet të jetë trajneri i ardhshëm i Kombëtares së Francës. Sipas raportimeve të fundit, vendimi për t’ia besuar drejtimin e “Gjelave” legjendës franceze...
20:37 | 17/07/2026

Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi pranë historisë në Kupën e Botës

Dy yjet e Barcelonës, Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi, janë gati të shkruajnë emrat e tyre në historinë e futbollit, përpara finales së Kupës së...
20:15 | 17/07/2026

Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit ndryshon protokollin VAR, mund ndërhyjë për të ndryshuar një karton

Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit (IFAB) ndryshoi protokollin VAR, i cili do të hyjë në fuqi nga kjo verë. VAR tani mund të ndërhyjë...
17:47 | 17/07/2026