Një vit nga kthimi në pushtet, talebanët festojnë ‘fitoren’ ndaj amerikanëve
Talebanët në Afganistan mbushën rrugët e Kabulit për të festuar njëvjetorin e kthimit në pushtet.
E shpallur ditë pushimi, e hëna shënoi 12 muajt e para qeverisje të rebelëve, mes një krize ekonomike serioze.
Ata brohorisnin parulla fitoreje dhe u pozicionuan për foto pranë ambasadës amerikane.
“Jemi shumë të lumtur që mposhtëm Amerikën. Të gjithë jemi të lumtur. Mesazhi im për njerëzit që u larguan jashtë, që janë mjekë, inxhinierë, apo që punonin për qeverinë e kaluar, është të kthehen sërish pasi krahët e Emiratit Islamik janë të hapur për ta”, thotë një nga talebanët.
Megjithatë, për afganët e zakonshëm e sidomos gratë, vështirësitë janë shtuar. Ky spital fëmijësh ka mungesë medikamentesh dhe stafi. Gjithashtu, me një kapacitet për 300 pacientë, ai ka rreth 500.
Talebanët mbeten ndërkombëtarisht të izoluar dhe kryesisht jashtë skemave të ndihmave. Një raport i ri i OKB-ë paralajmëroi se thatësira e vazhdueshme dhe korrjet e varfra, pa harruar inflacionin, rrezikojnë të rrisin varfërinë dhe krizën e urisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ushtria amerikane përfundon natën e 12-të radhazi të sulmeve ndaj Iranit
SHBA-të nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme bërthamore me Arabinë Saudite
Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 07:30 Ushtria amerikane përfundon natën e 12-të radhazi të sulmeve ndaj Iranit
- 07:26 SHBA-të nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme bërthamore me Arabinë Saudite
- 07:21 Dhunohet një efektiv i Policisë Rrugore në Shkodër, autorët në kërkim
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë