Njerëzit në Lisbonë në krizë strehimi, nuk paguajnë dot qiratë. Shpërthejnë tubimet
Rritja e shpejtë e çmimeve në tregun e pronave ka krijuar probleme sociale në Portugali. Mijëra njerëz janë ngritur në protestë për të kërkuar zgjidhje, pasi strehimi po bëhet i papërballueshëm.
Portugalia është futur në krizë strehimi. Rritja e shpejtë e cmimeve për blerje apartamenti apo qira, ka detyruar mijëra njerëz të dalin në rrugët e Lisbonës në protestë. Ata thone se inflacioni i lartë po e bë të pamundur mbijetesën, duke folur edhe për një emergjencë sociale që ka prekur vendin.
Qiratë në Lisbonë, janë rritur 65% që nga viti 2015 dhe 37% vetëm vitin e kaluar, ndërkohë vlera e shitjes është rritur me 137%.
Portugalia është një nga vendet më të varfra të Evropës Perëndimore, ku gjysma e punëtorëve marrin pagë nën 1000 euro në muaj, ndërsa qiraja për një apartament modest në kryeqyet ka arritur në 1,350 euro në muaj.
Tregu imobilar ka pësuar ndryshime edhe në Shqipëri, vecanërisht në Tiranë, ku me të dhënat zyrtare metri katror sot shitet nga 750 deri në 2200 euro, ndërsa qiratë për një banesë me dy dhoma arrijnë nga 250 euro në periferi deri në 700 euro në Ish-Bllok dhe pranë stadiumit Air Albania. Rritja mesatare e qirave në Tiranë për 5 vite varion sipas zonave nga 40 deri në 60%.
LEXO GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë