“Njeriu Gri” nis shfaqjen në Evropë, pas 3 ditësh në Netflix
Një ekran gjigand për të transmetuar filmin e ri me Ryan Gosling, “Njeriu Gri”, u vendos në zemër të muzeut të Luvrit. Filmi aksion është xhiruar në vitin 2021 në Evropë, përfshirë Francën dhe Republikën Çeke.
Në të njëjtën mënyrë, filmi u transmetua edhe në Berlin, në prani të aktorëve dhe stafit të tij. Në këtë produksion, që mban firmën e vëllezërve Russo, Gosling interpreton një agjent sekret të stërvitur.
“Ky është një personazh ndryshe nga James Bond dhe kjo më pëlqeu që në fillim. Bondi është tip që vishet me kravatë, ndërsa Court Gentry jo. Ai nuk do të jetë më spiun. Do të preferonte të ishte një hidraulik apo diçka tjetër. Ndaj, pjesa argëtuese e këtij filmi është të shohësh personazhin që lufton për të dalë nga bota e spiunazhit dhe të bëjë jetë normale”, u shpreh ai.
Bëhet fjalë për një film aksion që shoqërohet me humor. Në kast bëjnë pjesë edhe Chris Evans, në rolin e personazhit negativ, si dhe aktorja spanjolle Ana de Armas.
“Më pëlqejnë të dy aktorët kryesorë dhe doja të luaja sërish me ta pas “Blade Runner” me Ryan dhe “Knives Out” me Chris. Ata janë aktorë dhe kolegë shumë të mirë, por edhe shumë punëtorë. Ishte një film i vështirë dhe kishim shumë për t’u përgatitur, por kisha një shoqëri të mirë”, tha ajo.
Filmi mund të shihet në vende të ndryshme evropiane dhe do të jetë në platformën Netflix nga 22 korriku.
LEXONI GJITHASHTU
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare