Njihej si ‘dragoi i Pireut’, ky është shqiptari që tentoi të përdhunojë 20-vjeçaren

8 Nëntor 2022 | 11:03

Momente makthi ka përjetuar një 20-vjeçare greke në Greqi e cila u dhunua seksualisht nga 28-vjeçari shqiptar i cili njihej ndryshe si “dragoi i Pireut”.

Sipas mediave greke 20-vjeçarja në momentin që riu shqiptar ka tentuar ta përdhunojë ka thërritur fqinjët për ta ndihmuar, duke bërtitur se sulmuesi do ta vrasë, në momentin kur e godet me në kokë dhe në fytyrë.

Për fat të mirë ajo ia ka arritur që të shpëtojë, ku menjëherë më pas ka shkuar në komisariat ku dhe ka bërë denoncimin për shqiptarin, shkruajnë mediat greke. 

Shqiptari i njohur si ‘Dragoi i Pireut’

28-vjeçari shqiptar e sulmoi atë në orën 2:30 të mëngjesit të së dielës pak para se të hynte në shtëpinë e saj. Vajza ka tentuar të reagojë dhe më pas agresori ka nisur ta godasë me grusht në fytyrë.

Sapo ekipi i DIAS-it ka mbërritur në vendngjarje. me një makinë patrulle, ata e pyetën vajzën se çfarë kishte ndodhur dhe e gjetën burrin rreth një kilometër nga vendi i sulmit, pasi përshkrimet përputheshin me pamjen e burrit.

Ai kishte një prerje flokësh të shkurtër, kishte veshur pantallona bezhë dhe një xhaketë të zezë, ndërsa në fytyrë kishte edhe gërvishtje nga thonjtë e 20-vjeçares e cila ishte përpjekur të shpëtonte.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian. Sipas njoftimit, masat...
09:36 | 15/07/2026

Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike

Lituania ka informacione se Rusia po planifikon sulme ndaj infrastrukturës dhe siguria rreth vendeve të energjisë dhe transportit do të forcohet si masë paraprake, tha...
09:34 | 15/07/2026

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026