Njihen pensionet me Italinë, përfitimet nga viti 2023

29 Korrik 2022 | 11:51

Shqipëria dhe Italia kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet.

Rreth 500 mijë shqiptarë që punojnë në Itali do të përfitojnë, kur marrëveshja të miratohet në parlamentet e dy vendeve.

Procesi për njohjen e kontributeve ka nisur në vitin 2014 dhe tashmë është drejt përmbylljes.

Çështja ka mbetur peng i negociatave të dyja palëve për shumë vite për shkak të numrit të madh të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Itali. Për të ardhur te kjo marrëveshje, janë dashur rreth 10 vite nga qeveria shqiptare.

Në vitin 2016, ishin 250 mijë shqiptarë të regjistruar si të punësuar në Itali dhe 19 mijë italianë të regjistruar në Shqipëri.

Ndërsa, në një intervistë për “Euronews Albania”, presidenti i Shoqatës “Diaspora 91-19”, Esat Balla u tha se shqiptarët duhet të jenë të kënaqur nga arritja e marrëveshjes me Italinë për njohjen e pensioneve.

Ai u shpreh se pritet firma e ministrit të Financave dhe atij të Punës në Itali, para ratifikimit në parlamentet përkatëse të dy vendeve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues, arrestohen 2 të tjerë

Policia e Shtetit ka proceduar në gjendje të lirë 30 persona këtë të premte, pas tubimit të zhvilluar ditën e djeshme përpara godinës së Parlamentit....
14:11 | 24/07/2026

Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar ka folur edhe lidhur me dokumentin me emrin...
13:49 | 24/07/2026

Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri

Është vënë në pranga këtë të premte nga Policia e Tiranës 65-vjeçari Xhelal Muka, i cili një ditë më parë përplasi për vdekje një 74-vjeçare...
13:32 | 24/07/2026