Njofton Chelsea: Kante do të mungojë katër muaj
N’Golo Kante nuk do të paraqitet në fushën e gjelbër për katër muaj për shkak të një lëndimi.
Lajmin e ka konfirmuar gjiganti anglez përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare, pasi lojtari i është nënshtruar operacionit për shkak të lëndimit të kërdhokullës.
“N’Golo Kante i është nënshtruar një operacioni për dëmtimin e kërdhokullës. Mesfushori vizitoi një specialist në departamentin mjekësor të klubit për të eksploruar mundësitë e tij të rehabilitimit dhe ranë dakord reciprokisht që N’Golo t’i nënshrohej një operacioni për të riparuar dëmin. Pas një operacioni të suksesshëm, lojtari tani pritet të jetë jashtë fushës për katër muaj”, thuhet në komuniktën e Chelseas.
Kjo nënkupton që Kante do t’i mungojë Chelseas për pjesën më të madhe të këtij sezoni, e gjithashtu ai do të mungojë edhe në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta