Njohja e Kosovës nga Kenia, reagon Kurti: Mirënjohje presidentit William Samoei Ruto

26 Mars 2025 | 18:56

Kenia ka njohur zyrtarisht shtetin e Kosovës, ndërsa në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti.

Kurti ka shprehur falenderimet e tij të veçanta për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ish-presidentin Behgjet Pacolli.

Po ashtu, Kurti shprehu mirënjohjen dhe falënderimet për presidentin e Kenias, duke theksuar se ky ishte një vendim dhe hap historik për afrimin e dy vendeve dhe ndërtimin e marrëdhënieve dypalëshe mes shteteve.

Reagimi i plotë i Kurtit

“Njohja e Republikës së Kosovës nga shteti i Kenias na gëzon të gjithëve dhe është lajm shumë i mirë për Republikën.

Falënderoj presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe ish-presidentin Behgjet Pacolli për rolin e tyre, krahas edhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë arritje.

Mirënjohje për presidentin e Kenias William Samoei Ruto, i cili mori vendimin dhe hapin historik drejt afrimit të Kenias me Republikën e Kosovës dhe hapjes së rrugës për ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona.

Me vullnet e gatishmëri për bashkëpunim e partneritet të ngushtë në këtë kapitull të parë të marrëdhënieve me Kenian, që urojmë të jetë jetëgjatë, i frytshëm dhe produktiv”, thuhet në reagimin e Albin Kurtit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur këtë të mërkurë në emisionin “Now” me moderatore Erla Mëhilli. Sveçla ka komentuar deklaratat e ministres...
22:08 | 15/07/2026

“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme në Kosovë në një intervistë për Euronews Albania ka folur mbi deklaratën e ministres serbe, Snežana Paunović, e...
22:07 | 15/07/2026

Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas kërkesës për shkarkimin e tij nga drejtimi i partisë, duke bërë të ditur...
20:17 | 15/07/2026